Ish-portieri i famshëm i Manchester United, Peter Schmeichel, ka befasuar duke propozuar transferimin e Granit Xhakës në “Old Trafford”.
Gjatë një podkasti, danezi argumentoi se mesfushori shqiptar është lideri që i duhet ekipit për të udhëhequr talentet e reja si Kobbie Mainoo.
“Shikoni çfarë ka bërë te Sunderland, ai është arsyeja pse ata janë të mrekullueshëm. Ka lidership dhe pushtet, gjë që na mungon,” deklaroi Schmeichel.
Megjithatë, kjo ide është kundërshtuar menjëherë nga Paul Scholes. Legjenda e mesfushës u shpreh skeptik, duke e krahasuar transferimin e mundshëm të Xhakës me situatën e Casemiros, duke lënë të kuptohet se Unitedit nuk i duhen më lojtarë veteranë, por energji e re.
