Si duket çështja e transferimit të Renato Sanches nga Milani ka përfunduar, pasi që mesfushori portugez pritet të qëndrojë në Francës.
Siç raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, gjiganti francez, Paris Saint-Germain është shumë afër për të arritur marrëveshjes për Renato Sanches.
Bisedimet mes PSG e Lille janë drejt përfundimit dhe pranë për tu kompletuar, ku thuhet se kampioni francez do të paguajë dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh për Sanches.
Kushtet personale mes PSG dhe lojtarit janë arritur për një marrëveshje afatgjate në “Parc des Princes”.
Ka ende disa detaje të fundit për të rënë dakord, por krerët e PSG ndjehen optimist që marrëveshja për Sanches më në fund do të kompletohet gjatë ditëve në vazhdim.