UBT News

Sam Smith zbulon detaje rreth albumit të ardhshëm

Sam Smith ka njoftuar së fundmi albumin e tij të katërt.

Në një deklaratë, artisti i shumënjohur zbuloi se albumi do të quhet ‘Gloria’ dhe do ketë edhe tema personale nga romanca te mashtrimi dhe gjithë pasionin që qëndron mes tyre.

“Ndjehet si çlirim emocional, seksual dhe shpirtëror. Ishte bukur, me këtë album, të këndoja lirisht përsëri. Çuditërisht, ndihem sikur po regjistroja këngën time të parë”, u shpreh Smith.

Albumi do të përmbajë edhe këngën më të fundit hit të Smith “Unholy” me Kim Petras, e cila aktualisht qëndron në krye të Billboard Global 200, si dhe këngën “Love Me More”.

Albumi më i fundit i Smith, “Gloria” pritet të publikohet më 27 janar 2023./UBTNews/

Exit mobile version