Sam Smith dhe Madonna kanë ndarë detaje rreth bashkëpunimit të tyre të ri.
Sam Smith dhe Madonna kanë konfirmuar publikimin e këngës së tyre të re, Vulgar.
Madonna ka postuar një foto ku shfaqeshin inicialet e të dy artistëve, S&M, shoqëruar me mbishkrimin, “VULGAR. Kënga e re del të premten më 9 qershor @samsmith”.
Ndërkohë, Madonna, 64 vjeçe, ka qenë duke u përgatitur për turneun e saj të ardhshëm Celebration, i cili do të nisë në Vankuver në korrik dhe do të shohë atë duke performuar hitet e saj nga katër dekadat e fundit.
Vulgar do të publikohet më 9 qershor./UBTNews/