UBT News

Sali Berisha goditet me grusht në protestë

Një incident ka ndodhur pak më parë në protestën që po zhvillohet nga Sali Berisha në Tiranë. Kreu i PD-së është goditur me grusht nga një protestues që ndodhej pranë tij.

Ndërkohë shumë protestues i janë vërsulur personit i cili ka goditur me grusht Berishën.

Ata e kanë sulmuar për disa minuta me grushte dhe shqelma dhe nuk dihet gjendja e tij.

Më pas, ai është shoqëruar nga efektivët e policisë./TopChannel

Exit mobile version