UBT News

Salah lojtar i muajit në Premier Ligë

Sulmuesi nga radhët e Liverpulit, Mohamed Salah është shpallur lojtar i muajit për muajin tetor në Premier Ligë.

Salah muajin e kaluar ka shënuar pesë gola duke përfshirë edhe një triplet  në derbin kundër Mançester Junajtedit në “Olld Traford”, ndërsa ka bërë edhe katër asistime.

Për yllin e Liverpulit kjo është mirënjohja e parë “Lojtar i Muajit” për këtë sezon, ndërsa e katërta në karrierë.

Çmimin e parë ai e mori në vitin 2017.

Exit mobile version