Sipas “Il Mattino”, Chelsea, Arsenali dhe Paris Saint-Germain janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro për yllin e Napolit, Victor Osimhen, dhe presidenti i kampionit italian, Aurelio De Laurentiis mund të pranojë një ofertë më të vogël se klauzola e lirimit të lojtarit.
Napoli është i gatshëm që të ndajë rrugët me Osimhen në fund të sezonit dhe thuhet se Chelsea, Arsenali dhe PSG janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro për yllin nigerian.
Sipas spekulimeve, Osimhen po kërkon një aventurë të re jashtë Serie A, dhe po shikon që të largohet nga “Diego Armando Maradona”.
Osimhen së fundmi nënshkroi një kontratë të re deri në qershor të vitit 2026, e cila përfshin një klauzolë lirimi prej 120-130 milionë eurove. Sidoqoftë, “Il Mattino” pretendon se De Laurentiis mund të pranojë një ofertë më të vogël se klauzola e lirimit të Osimhen, pasi që ky i fundit veçse ka vendosur që të largohet nga klubi.
Agjenti i Osimhen, Roberto Calenda vazhdimisht po punon që t’i gjejë një klub të ri ish-sulmuesit të Lille, i cili ka shënuar 72 gola në 125 paraqitje për kampionin italian që nga viti 2000.