Një gjykatë ruse e ka shpallur fajtor legjendën e rokut sovjetik dhe kritikun e Kremlinit, Yuri Shevchuk, për “diskreditimin” e ushtrisë ruse, pasi ai dënoi ndërhyrjen ushtarake të Moskës në Ukrainë. Ai u gjobit me 50 mijë rubla (815 dollarë).
Sipas njoftimit të Gjykatës, Shevchuk në një fjalim gjatë koncertit të tij bënte “thirrje publike për të parandaluar përdorimin e Forcave të Armatosura të Rusisë“.
Ylli i rock-ut nuk mori pjesë në seancë gjyqësore për shkak se ndodhej në karantinë, por pranoi një letër me shkrim.
“Unë, Yuri Shevchuk kam qenë gjithmonë kundër luftës, në çdo vend, në çdo kohë.. Mendoj se të gjitha problemet dhe vështirësitë e natyrës politike mes vendeve dhe njerëzve duhet të zgjidhen përmes diplomacisë”, thuhej në deklaratë.
Frontmeni i grupit të viteve 1980, DDT, për vite të tëra e ka kritikuar publikisht Putinin dhe kundërshtoi aneksimin e Krimesë në vitin 2014./UBTNews/