Rusia thuhet se po planifikon të krijojë një bazë ushtarake në Serbi, sipas pretendimeve të bëra nga ambasadori rus në Serbi, të raportuara të hënën, më 8 gusht.
Pretendimet janë bërë nga Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë rus në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko.
Duke folur për SM News, ai tha se “Ngritja e një baze ushtarake ruse në Serbi është një çështje sovrane e vetë vendit. Plus është çështje e interesave të Rusisë“.
Serbia është një shtet mik për Rusinë për momentin dhe nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj saj, ndryshe nga shumica e vendeve evropiane. /UBTNews/