UBT News

“Running Up That Hill”, kënga e verës në Britani të Madhe

“Running Up That Hill”, hiti i Kate Bush që u publikua në vitin 1985, ishte kënga e verës në Britani të Madhe, sipas kompanisë Official Charts.

Ringjallja e këngës ndodhi pasi u shfaq në shfaqjen televizive, “Stranger Things”, duke e sjellë këngën te një brez fansash.

Kënga u dëgjua 86.6 milionë herë mes muajve qershor dhe gusht, më shumë se çdo këngë tjetër.

“Running Up That Hill”, ishte gjithashtu edhe kënga më e shkarkuar e verës, me 42 mijë sosh.

Kënga fillimisht u shfaq në albumin e pestë të këngëtares Bush, “Hounds Of Love”.

Kur u publikua atë kohë, kënga arriti në vendin e tretë në toplistë, por shfaqja “Stranger Things” e ngriti atë në pozitën një, duke thyer tri rekorde./UBTNews/

Kate Bush - Running Up That Hill - Official Music Video

Exit mobile version