UBT News

RTS-ja ndali transmetimin kur Nora Gjakova nisi përballjen finale

Një moment i pazakontë ka ndodhur dje në transmetimin e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Radio Televizioni i Serbisë ka ndalur transmetimin në momentin kur xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, nisi përballjen finale me francezen Sarah-Léonie Cysique e të cilën e mundi dhe fitoi Medaljen e Artë.

Redaktorja përgjegjëse e programacionit në RTS, Olivera Kovaçeviq, e ka arsyetuar këtë ndërprerje me atë se shumica e ekipit televiziv që janë në Tokyo ndodhen në karantinim 14 ditor pasi që kishin kontakt me një person të prekur me COVID-19.

“Në emisionin tonë ditor “Pasdite Olimpike” ne i shfaqim paraqitjet dhe medaljet e fituara nga sportistet nga e vetë shpallura “Republikë e Kosovës””, tha Kovaçeviq, transmeton Klankosova.tv.

Për momentin e ndërprerjes kanë reaguar shumë shikues të RTS-së. Njëri prej tyre tha se kjo është cenzurë e pastër dhe se Serbia po kthehet në vitet e 90’ta.

Exit mobile version