Jennifer Hough, gruaja që e akuzoi bashkëshortin e reperes Nicki Minaj për përdhunim, ngjarje që sipas saj ka ndodhur në vitin 1994, u shfaq në “The Real” të mërkurën në një intervistë televizive. Ajo tha se ndjehet e lodhur, teksa rrëfeu eksperiencën me Nicki Minaj dhe bashkëshortin e saj, në të kaluarën dhe të tashmen.
Paraqitja erdhi pas Hough, 43-vjeçe, ka ngritur një padi kundër çiftit në New York muajin e kaluar, duke i akuzuar ata për ngacmim, frikësim të dëshmitarëve dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional.
“Veprimet që u ndërmorën lidhur me këtë situatë, më kanë frikësuar. Është gabim. Nuk dua të frikësohem, prandaj mënyra më e mirë është të flasë”, deklaroi ajo.
Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, Nicki dhe Kenneth e kanë ngacmuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi dhe e kanë kërcënuar që të mos flasë për incidentin, dhe ajo thotë se ata i kanë shkaktuar shqetësim emocional. Petty u dënua për tentimdhunim në shkallë të parë në prill të vitit 1995.
Hough kujtoi momentin kur Petty e dhunoi atë para fillimit të mësimit. Ata u takuan në një stacion autobusësh dhe a i i vendosi një objekt mbrapa në shpinë dhe e detyroi të hynte në një shtëpi afër.
“E dija se çfarë po donte. Më detyroi të shtrihem në shtrat, m’i zhveshi rrobat”, deklaroi ajo.
Hough thotë se pasi ai e përdhunoi, doli para një pasqyre dhe tha: “Unë jam burrë, jam burrë”.
Kur mediat shkruan për dënimin e Pettyt më vonë, Minaj deklaroi se Hough dhe Petty ishin në lidhje dhe se Petty ishte 15-vjeç në atë kohë.
43-vjeçari u deklarua fajtor gjatë një seance virtuale dhe tani përballet me një maksimum prej 10 vitesh burg me një lirim të mbikëqyrur gjatë gjithë jetës. Vendimi përfundimtar do të merret më 24 janar 2022.
Minaj dhe Petty u martuan në tetor të vitit 2019. Ata kanë një djalë, i cili mbush 1 vjet më 30 shtator./UBTNews