Gazetari i njohur Fabrizio Romano, raporton se aventura e Zlatan Ibrahimovicit, me Milanin ende nuk ka përfunduar.
Ibrahimovic do të takohet me krerët e Milanit gjatë ditëve në vazhdim, me të cilët do të diskutohet çështja për rinovimin e kontratës së tij,.
Momentalisht, Ibrahimovic, është duke u rikuperuar nga lëndimi i tij, i cili do ta lë atë jashtë fushave afro shtatë deri në tetë muaj, dhe si pasojë e kësaj, ylli suedez është i hapur që të pranojë edhe ulje page vetëm të vazhdojë të ardhmen me kampionin italian.
Këtë sezon, Zlatan Ibrahimovic, ka arritur të bëjë 27 paraqitje me AC Milan në të gjitha garat, duke regjistruar tetë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij. /UBTNews/