Grupi Rolling Stones zbuloi datat e koncerteve të para në Britani të Madhe pas vdekjes së bateristit Charlie Watts. Watts vdiq në gusht të vitit të kaluar në moshën 80-vjeçare.
Watts do të zëvendësohet nga Steve Jordan, një muzikant që ka luajtur me grupin që nga viti 1980. I ndjeri Watts u bë pjesë e katërshes së vjetër të Stones së bashku me Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood.
Grupi do të performojë në Liverpool dhe Londër këtë verë./UBTNews/