UBT News

Rita shpërtheu në lot në “The Voice Australia” për yllin Tina Turner

Rita Ora shpërtheu në lot në edicionin e radhës të “The Voice Australia”. Ajo u emocionua pas performancës së Rebecca O’Connor, e cila përngjante me yllin Tina Turner.

Rebecca tregoi se ajo ishte rritur si ‘vajza e vetme me ngjyrë në fshat’ dhe vetëm kur e shihte yllin Tina Turner ajo gjente forcë të vazhdonte tutje.

“Kam thënë ‘O Zot! Nënë, kjo ngjan shumë me mua’”, ka kujtuar Rebecca.

Edhe Rita rrëfeu historinë e saj, e mes tjerash tha se u rrit duke e shikuar yllin Tina Turner, dhe donte të bëhej e suksesshme si ajo.

Krijuesja e hitit “How We Do” jetoi në Kosovë para se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar si fëmijë.

“Kjo më prek shumë sepse kur unë po rritesha – kam shkuar në Britani kur isha vetëm njëvjeçare – dhe sikur që the ti, nuk isha ajo vajza normale në lagjen time”, ka nisur rrëfimin e saj Rita. “Sapo dëgjova për Tinën – do të nis të qaj tani – sepse për mua, ajo është idhulli im më i madh në botë për shumë arsye”.

Artistja e falënderoi yllin Tina Turner, meqë siç tha Rita, ajo ka qenë inspirim edhe për shumë të tjerë./UBTNews

Exit mobile version