Senzacioni i muzikës në Britani të Madhe, Rita Ora ka marrë vëmendje të madhe në premierën e “The Voice Australia”. Asaj iu kërkua që të provojë ushqimin tradicional të Australisë, të ashtuquajturin “Vegemite” (një ushqim i bërë nga ekstrakti i majave të birrës, me aditivë të ndryshëm të perimeve dhe erëzave), dhe të ndajë mendimin e saj rreth këtij ushqimi.
Gjatë daljes debutuese në karrigen e panelistes, këngëtarja “I Will Never Let You Down” u befasua nga kolegu i saj, Guy Sebastian, me një paketë të bardhë.
“A është kjo një donut ‘Krispy Kreme’?”, pyeti ajo.
Ai zbuloi disa copë Vegemite brenda kutisë.
“Është pak më e shijshme. Kjo është dhuratë mirëseardhjeje në Australi”, deklaroi ai.
Rita me kënaqësi e shijoi atë.
“Është pak e thartë apo jo?”, tha artistja shqiptare pasi e provoi, ndërsa kolegët gjyqtarë Keith Urban dhe Jessica Mauboy shikuan dhe filluan të qeshin.
Fansave duket se iu pëlqeu ky reagim i Ritës, dhe madje e shpallën qytetare nderi.
“Rita Ora kishte reagimin më të mirë ndaj këtij ushqimi nga çdo mysafir ndërkombëtar. Zyrtarisht ajo është “qytetare nderi” në Australi”, shkroi një fans në Twitter./UBTNews