UBT News

Rita Ora publikoi këngën e re

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora ka publikuar këngën e re, “You for me”. Këtë këngë super artistja me prejardhje shqiptare e ka publikuar në bashkëpunim me DJ e njohur britanik, Sigala.

Ky projekt tashmë është publikuar në të gjitha platformat, teksa duket se po pritet mirë nga fansat.

“You For Me, miku im i mahnitshëm Sigala më kërkoi që të bashkojmë forcat në këtë këngë verore dhe unë nuk mund t’i rezistoja. Unë absolutisht e dua atë dhe besoj se edhe ju do e bëni të njëjtën gjë. Është publikuar tani”, ka shkruar Ora pas publikimit të këngës.

Edhe DJ Sigala u shpreh tejet i lumtur për këtë bashkëpunim mes tyre, teksa ditë më parë kishte deklaruar: “Jam shumë i lumtur që do ta publikojë këtë këngë me të mrekullueshmen Rita Ora”./UBTNews

Sigala, Rita Ora - You For Me (Lyrics)
Ky është versioni audio i këngës

Exit mobile version