Rita Ora ka nënshkruar një marrëveshje të re muzikore, kësaj herë me kompaninë muzikore BMG. Lajmin e konfirmoi përmes Instagramit, teksa u shpreh se është e lumtur që e ka nën kontroll muzikën e saj.
Më herët superylli kishte nënshkruar marrëveshje me Atlantic Records, ku njihet për shumë hite, ndër to edhe “Anywhere” dhe “Let You Love Me”.
Këngëtarja postoi disa fotografi bardhë e zi, ku në njërën nga to shfaqet pranë një pianoje.
Rita po zhvillon një karrierë paralele në film dhe TV, dhe është anëtare e jurisë në
“The Masked Singer” në Britani të Madhe./UBTNews