UBT News

Rita Ora kthehet në Britani të Madhe pas nëntë muajsh

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të kthehet në Britani të Madhe pas nëntë muajsh, për shkak të rolit të saj si paneliste në show-in televiziv, “The Masked Singer”.

30-vjeçarja u largua nga Britania e Madhe në muajin janar pasi nënshkroi me “The Voice Australia” dhe është zhvendosur në Los Angeles me të dashurin e saj, Taika Waititi. Ajo do të kthehet në Britani të Madhe për dy javë për xhirime gjatë muajit tetor.

Kjo është paraqitja e parë e saj në Britani të Madhe qysh prej kur u përball me kritika për mbajtjen e një ahengu për ditëlindjen e saj të 30-të në kohën kur vendi ishte në izolim.

Një burim i tha gazetës “The Sun” se pavarësisht që ka krijuar një jetë të re larg Britanisë, ajo dëshiron të jetë pjesë e këtij show televiziv./UBTNews

Exit mobile version