Të dyja janë yje të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar. Rita Ora dhe Charli XCX dukeshin tejet me stil të enjten mbrëma teksa bënë një shfaqje mbresëlënëse në “Daily Front Row’s Fashion Media Awards”, të organizuar në Rainbow Room në Rockefeller Center të New Yorkut.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, u shfaq me një fustan të zi, e kolegia e saj me një fustan ngjyrë vjollcë.
Në këtë mbrëmje artistja shqiptare u shpall ikonë e stilit, andaj me të drejtë ajo e shijoi maksimalisht këtë mbrëmje.
Rita falënderoi bashkëpunëtorët për kontributin, e në Instagram publikoi edhe fotografitë të tjera./UBTNews