Rita Ora dhe i dashuri i saj, Taika Waititi po flasin rreth martesës. Ata filluan lidhjen në mars të këtij viti pasi u takuan në Australi, dhe tani po jetojnë në Los Angeles bashkë, ndërsa romanca e tyre dita-ditës po fuqizohet.
“Taika e thërret Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe diskuton se si ai do të jetë bashkëshorti i saj i parë dhe i fundit”, ka thënë burimi për New Idea.
Sipas këtij burimi, Rita është e obsesionuar pas regjisorit.
Taika ishte i martuar me producenten Chelsea Winstanley, por u ndanë në vitin 2018./UBTNews