Rita Ora ka folur hapur për herë të parë për romancën me të dashurin e ri, regjisorin Taika Waititi. Këngëtarja 30-vjeçare tha të enjten në “The Kyle and Jackie O Show” se është ‘shumë e lumtur’ me regjisorin 46-vjeçar.
Ajo i tha prezantueses së emisionit, Jackie ‘O’ Henderson se Taika duket si ‘djali më argëtues’ deri më tani.
Kur gazetarja Jackie u përpoq të merrte më shumë detaje nga Rita, ajo i dha kahje tjetër bisedës, duke folur për udhëtimin e saj në Down Under.
“A jeni në një nga vendet më të mira që keni qenë në një kohë të gjatë?”, pyeti prezantuesja.
“Unë dua të kthehem [në Australi]”, u përgjigj ajo, duke folur anash për jetën e saj private. “Unë po përpiqem sa më shumë ta kuptoj…Unë me të vërtetë rashë në dashuri”, shtoi 30-vjeçarja.
Këngëtarja debutoi në tepihun e kuq me regjisorin Taika në premierën e filmit “The Suicide Squad”, në fillim të këtij muaji./UBTNews