Gjigandi i minierave anglo-australiane, Rio Tinto, ka njoftuar se po e shtyn afatin kohor për minierën e re të litiumit ‘Jadar’ prej 2.1 miliardë eurosh në Serbi për të paktën një vit.
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, tha se qeveria nuk do të marrë asnjë vendim pa u konsultuar më parë me komunitetet lokale.
Ndërkohë, shtyrja e projektit vjen si fitore për turmat e protestuesve që bllokuan rrugët në Serbi çdo fundjavë që nga nëntori. Shumë kanë frikë se projekti i minierave do të shkaktojë dëme ekologjike afatgjatë në lumenj dhe toka bujqësore në rajon.
Aktivistët janë zotuar se do të vazhdojnë derisa kompania e minierave të largohet nga Serbia./UBTNews/