Punimet për rindërtimin e banesave të prishura nga tërmeti i 2019, po vijojnë.
Në lagjen Rilindja në Fushë Krujë, një ndër zonat më të prekura nga lëkundjet e 26 nëntorit, punimet janë në fazën finale. Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga shtëpitë individuale, ku thekson se për Krishtlindje banorët do të gëzojnë banesat e reja.
“Me kantierin e lagjes së Rilindjes së Fushë Krujës ku punimet kanë hyrë në fazën finale për banesat individuale, e për Krishtlindje edhe pallatet e infrastruktura publike do të jenë të përfunduara, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./dritare.net