UBT News

Rikthimi i Selena Gomezit

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Selena Gomez u kthye dhe ajo po vazhdon një fazë të re në karrierën e saj me optimizëm dhe një gjendje më të mirë shëndetësore.

Këngëtarja e njohur së fundi në një intervistë për revistën Elle foli hapur për problemet shëndetësore me të cilat u përball.

Vitet e fundit presioni i publikut u rrit për shkak të ndarjes me Justin Bieber në vitin 2018, dhe pastaj i ishte nënshtruar një transplanti të veshkës, të cilën ia kishte dhuruar shoqja më e ngushtë, Francia Raisa, e më vonë kërkoi trajtim për shëndetin mendor.

“Nuk e di çfarë ata mendonin se unë po bëja – mendonin se po merresha me drogë, alkool, po festoja. Përshkrimi ishte i tmerrshëm”, spjegoi ajo pas lajmeve që qarkulluan pasi shkoi në një qendër të shëndetit mendor.

Në vitin 2018, ajo ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar. Këngëtarja ka rrëfyer se si pasojë e të gjitha këtyre sfidave, ajo kishte menduar edhe ta lëndonte vetën.

Për shkak të presionit në rrjetet sociale, një ndër personat më të ndjekur në Instagram ka hequr dorë nga të gjitha. Në fakt, ajo tha se fshiu aplikacionin nga telefoni i saj. Siç tha ajo për revistën Elle, katër vjet më parë ajo i dha llogarinë dhe fjalëkalimet asistentes së saj dhe zgjodhi të mos postonte më asgjë drejtpërdrejt vetë.

Pas shumë sfidave, ajo spjegoi se ndihma ndaj të tjerëve “e mbajti gjallë dhe e shtyu të vazhdonte më tutje”./UBTNews

Exit mobile version