Tomorrowland, një nga festivalet më të njohura të muzikës elektronike, u rikthye pas dy vitesh për shkak të pandemisë.
Festivali, i cili mirëpret diku rreth 600 mijë pjesëmarrës nga më shumë se 200 shtete përgjatë tri fundjavave, do të mbahet në qytetin belg të Boom-it. Që nga fillimi i tij, festivali ka qenë në listën e të gjithë dashamirëve të muzikës elektronike.
Në këtë edicion u shfaqën artistë dhe DJ, sikurse Armin Van Buuren, The Chainsmokers, Diplo, Martin Garrix, Amelie Lens dhe Carl Cox./UBTNews/