UBT News

Rikthehen masat në Mal të Zi, këto janë kushtet për të hyrë

Ministrja malazez e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, njoftoi se autoritetet shëndetësore vendosën t’i japin përparësi imunizimit, në vend të shtetrrethimit në territorin e shtetit.

Risia është se në të ardhmen, statusi i vaksinimit të pjesshëm (një dozë) nuk do të njihet dhe se ne do të jemi në gjendje të hyjmë në qendrat tregtare vetëm nëse plotësojmë një nga kushtet e përcaktuara nga certifikata Kombëtare dixhitale COVID.

Gjithashtu janë shtrënguar kushtet për të hyrë në shtetin e Malit të Zi, raporton rtcg.me.

Nga 14 shtatori, shpjegoi Boroviniq Bojoviq, hyrja në Mal të Zi lejohet vetëm nëse qytetarët malazezë dhe të huajt plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara:

Se kanë kaluar 14 ditë nga koha kur kanë marrë dy doza, gjegjësisht se kanë kaluar dy javë nga imunizimi me vaksinat e dhëna në një dozë;

Se personi posedon një test negativ PCR për COVID-19 që nuk është më i vjetër se 72 orë ose një test pozitiv PCR që është më i vjetër se 14 dhe jo më i vjetër se 180 ditë;

Se personi posedon një test negativ të shpejtë të antigjenit që nuk është më i vjetër se 48 orë.

Ministrja përsëri apeloi dhe kërkoi nga qytetarët që të vaksinohen, sepse është një fakt i padiskutueshëm që në 90 për qind të rasteve, pacientët e pavaksinuar janë në terapi intensive.

Exit mobile version