Përsëri, Rihanna po ngacmon fansat me një sasi të vogël informacioni në lidhje me albumin e saj të nëntë të shumëpritur, pasiqë ajo ka pauzuar nga muzika që nga viti 2016, transmeton UBT News.
Në mënyrë të veçantë, ajo ka lënë të kuptohet se “oferta” e saj e ardhshme muzikore “do të jetë krejtësisht e ndryshme” nga ajo që ka bërë më herët.
“Ju nuk do e prisni atë që do të dëgjoni”, u tha ajo gazetarëve të Associated Press. “Çfarëdo që dini për Rihanna-n nuk do të jetë ajo që do të dëgjoni [tani]”.
“Unë jam vërtet duke eksperimentuar, dhe muzika, është si moda, ju duhet të jeni në gjendje të luani. Unë duhet të jem në gjendje të vesh çdo gjë që dua, dhe unë e trajtoj muzikën në të njëjtën mënyrë”, përcjell UBT News.
Duke u hapur pak e gradualisht për të rejat nga muzika gjatë dy viteve të fundit, Rihanna ka siguruar fansat se pritja do të jetë e vlefshme.
Ndërkohë së fundi ajo është bërë miliardere, ka shpallur një libër gatimi në Karaibe dhe ka kaluar kohë me të dashurin e saj A$AP Rocky në New York City, ku dyshja edhe kanë bërë debutimin e tyre si çift./UBTNews