UBT News

Rihanna shënon edhe një arritje me këngën “Stay”

Rihanna ka shënuar një moment historik duke kapërcyer mbi 1 miliardë transmetime në YouTube me baladën e saj “Stay” të vitit 2013, e cila është në bashkëpunim me artistin Mikky Ekko.

Pjesë e albumit Unapologetic, “Stay” arriti kulmin në numrin 3 në tabelën e Billboard-it Hot 100, dhe ishte e nominuar edhe për një çmim Grammy.

Perandoria e kozmetikës Fenty e këngëtares e ka vendosur atë në “territorin e miliarderëve”. Sipas Forbes, ajo ka një pasuri prej 1.7 miliardë dollarësh, duke e bërë atë muzikanten më të pasur femër në botë dhe e dyta pas Oprah Winfrey si artistja më e pasur femër./UBTNews/

Exit mobile version