UBT News

Rihanna po rikthehet!

Megaylli nga Barbados, Rihanna, ka premtuar se muzika e saj e re do të mbërrijë shumë shpejt, përcjell UBT News.

33-vjeçarja iu përgjigj një pyetjeje se kur do të lansohej albumi i ri teksa po dilte nga një taksi, duke i thënë “së shpejti, së shpejti” gazetarit që i bëri pyetjen.

Ndërkohë, këngëtarja ka regjistruar atë që është cilësuar si viti i saj më i madh ndonjëherë në Spotify, me më shumë se tre miliardë transmetime.

Pak më shumë se një muaj më parë, Rihanna siguroi fansat e saj se albumi i saj i ardhshëm është i frymëzuar nga Reggae, ku përflitet se do të shfaqen disa artistë të Dancehall dhe Reggae.

Artistja kishte theksuar se kishte kaluar kohë duke eksperimentuar me tinguj të ndryshëm dhe si rrjedhojë, muzika e re në album do të tingëllojë shumë ndryshe nga projektet e saj të mëparshme./UBTNews/

Exit mobile version