Rihanna tashmë këtë vit na ka dhënë një shfaqje të pjesës së parë të Super Bowl, lajmin e papritur për shtatzëni dhe, tani, një performancë në Academy Awards. Por ende s’ka sjellë album të ri.
Kjo mund të duket pak e çuditshme, nëse ju kujtohet se albumi i saj i fundit, “Anti”, u lansua në vitin 2016, shtatë vjet më parë.
Performanca e saj e jashtëzakonshme e këngës “Lift me up” që është kolonë zanore e filmit “Black Panther: Wakanda Forever” në Academy Awards të dielën e çoi publikun në këmbë.
Ylli i filmit “Wakanda”, Danai Gurira e quajti Rihannën “mbretëreshë” gjatë paraqitjes së saj të dielën mbrëma. Kënga u shkrua në nder të yllit të “Black Panther”, Chadwick Boseman, i cili vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në vitin 2020 në moshën 43-vjeçare./UBTNews/