UBT News

Rihanna e 2021-it tani duket fiks si Rihanna e 2012-ës!

Muaj i ri, pamje komplet e re-të paktën për Rihanna-n! Këngëtarja u shfaq me flokë të prera fare shkurt në modelin pixie dhe na ktheu thuajse një dekadë pas në kohë. 

E veshur me një xhaketë vintage Dior, pantallona jeshile Chrome Hearts  dhe takat e bardha nga The Attico, Riri nuk shpëtoi pa marrë vëmendjen e të gjithëve teksa kalonte rrugëve të Santa Monica-s për të darkuar.

Rihanna e 2021-it tani duket fiks si Rihanna e 2012-ës!

Kjo s’është hera e parë që ylli i pop-it provon prerjen pixie, që mesa duket është thjesht rikthim tek dashuria e vjetër. 

Në qershor të 2019-ës, gjatë një interviste Rihanna foli për dëshirën që gjithnjë ka patur për flokët e shkurtër.

“E vetmja gjë që mami s’më linte të bëja ishte të prisja flokët shkurt dhe t’i lyeja. Doja ta bëja këtë që kur isha 14 vjeç, por s’kisha shanse. Mbaj mend që një ditë lashë shkollën, bleva një spray dhe i leva flokët e errëta.”

Në fakt, prerja pixie është bërë për fytyrën e Rihanna-s dhe pavarësisht viteve, asgjë tjetër s’ka ndryshuar që nga periudha kur këndonte “Take a Bow”.

Exit mobile version