Superylli i popit, Rihanna do të performojë në Super Bowl në muajin shkurt të vitit 2023 në Arizona, ka njoftuar NFL. Lajmin e konfirmoi vetë nëntë herë fituesja e Grammyt.
“Rihanna është një talent brezash, një grua me fillime modeste që ka tejkaluar pritshmëritë në çdo hap”, tha Jay-Z në njoftimin zyrtar.
“Një person i lindur në ishullin e vogël të Barbados, e cila u bë një nga artistet më të shquara ndonjëherë. Arriti vetë në biznes dhe argëtim”.
Eventi është planifikuar të zhvillohet në Stadiumin State Farm në Glendale, Ariz. më 12 shkurt./UBTNews/