Rihanna do të publikojë një album surprizë këtë vit teksa përgatitet të bëhet nënë për herë të parë.
Ylli është në rrugën e duhur për të nxjerrë albumin e saj të ri më vonë këtë vit, dhe do t’ua dedikojë fansave të saj.
“Kjo po ndodhë. Rihanna do të lansojë një album këtë vit. Ajo po përgatitet të publikojë këtë vit. Është gjithmonë diçka që ajo kishte planifikuar të bënte për fansat e saj. Ajo ka dëgjuar thirrjet e tyre për meloditë e saj të reja dhe e di se ata kanë pritur me kaq durim. Ajo është e emocionuar për t’u sjellë atyre diçka të re”, i tha një burim të përditshmes The Sun.
Burimi spekuloi se ky album i radhës mund të jetë i fundit i saj për ca kohë, transmeton Klankosova.tv.
“Pas kësaj, fokusi i saj do të jetë më shumë te amësia dhe perandoria e saj e bukurisë Fenty dhe modës që kanë qenë pasioni i saj”.
Albumi i fundit i Rihannës, ANTI, u publikua në vitin 2016. Albumi me 16 këngë është një nga albumet më të suksesshëm të këngëtares deri më sot.