Rihanna, Beyoncé dhe Taylor Swift tani kanë një gjë tjetër të përbashkët përveçse janë ndër femrat më të shpërblyera në muzikën pop: Forbes i ka përfshirë të trija në listën e 100 grave më të fuqishme në botë të publikuar për vitin 2021. Duke përmendur arritjet e tyre në muzikë, modë dhe fitimet financiare si arsye për përfshirjen e tyre.
Rihanna renditej në listë në numrin 68. Me suksesin e linjës Fenty Cosmetics dhe të të brendshmeve Savage x Fenty, Rihanna ka arritur statusin e miliarderes dhe nga ana tjetër është bërë “heroinë e Barbados”, sipas revistës. Sa i përket arritjeve muzikore të Rihanna-s, të tetë albumet e saj në studio janë renditur në top 10 të Billboard 200 – ANTI dhe Unapologetic hit nr. 1, Good Girl Gone Bad hit nr.2, Loud dhe Talk That Talk zuri vendin e tretë në tabelë.
Beyoncé ‘zbarkoi’ në vendin e 76. Revista citoi turneun On the Run II të ish-anëtares së Destiny’s Child së bashku me bashkëshortin Jay-Z që tërhoqi më shumë se 250 milionë dollarë të ardhura. Linja e famshme e veshjeve spotive të 40-vjeçares Ivy Park me Adidas dhe dokumentari i saj Coachella i vitit 2019, Homecoming u renditën gjithashtu ndër arritjet e saj. Ashtu si Rihanna, albumet e Beyoncé kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme: të gjashtë albumet e saj solo kanë arritur numrin 1 në Billboard 200.
Swift u rendit pak më poshtë Beyonce-s dhe u rendit në vendin e 78. Revista njohu përpjekjet e Swift-it për të ri-regjistruar albumet e saj të mëparshme në mënyrë që të fitonte të drejtat e pronësisë. Red (Taylor’s Version) u bë albumi i parë i vitit që shiti mbi 1 milion njësi, dhe ajo pasoi së shpejti publikimin e albumit Evermore në dhjetor. Swift është ende në proces të ri-regjistrimit të albumeve të saj të mëparshme.
Nr. 1 në listën vjetore të Forbes është MacKenzie Scott, e cila njihet për punën e saj filantropike. Zëvendëspresidentja Kamala Harris zuri vendin e dytë, me Christine Lagarde të Francës, gruaja e parë që drejton Bankën Qendrore Evropiane, në vendin e tretë./Revistaclass