UBT News

Rihanna bën rikthimin madhështor në skenë, zbulon se është shtatzënë me fëmijën e dytë

Superylli i muzikës pop dhe R&B, Rihanna bëri një rikthim madhështor në skenë të dielën në fushën e Super Bowl, duke emocionuar turmën me një përzierje të shpejtë të hiteve të saj dhe së fundi, duke zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Rihanna hapi shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl duke kënduar “Bitch Better Have My Money”.

Gjatë performancës, ajo gradualisht kalonte nëpër këngët e njohura nga “Only Girl (In the World)” te “Rude Boy” dhe “Work”.

Rihanna ishte e rrethuar gjatë gjithë performancës 13-minutëshe nga dhjetëra kërcimtarë. Ishte performanca e parë e këngëtares në pesë vjet. Albumi i saj i fundit, “Anti”, u publikua në vitin 2016.

Ajo e mbylli performancën me “Diamonds” teksa fishekzjarrët ndriçuan qiellin rreth stadiumit.

Rihanna iu bashkua listës së figurave muzikore që kanë performuar në Super Bowl, nga Lady Gaga te Beyonce, Prince, Madonna dhe Rolling Stones.

Transmetimi televiziv zakonisht tërheq rreth 100 milionë shikues vetëm në Shtetet e Bashkuara./UBTNews/

Exit mobile version