UBT News

Rick Ross paralajmëron album me Drake!

Reperi Rick Ross la fansat të kuptohet se një album me reperin Drake mund të vijë më shpejt sesa që pritej.

45-vjeçari të enjten u shfaq në “People Every Day” për të folur rreth librit të tij të ri, “The Perfect Day to Boss Up” dhe reflektoi mbi punën e tij të përbashkët me reperin Drake.

Muajin e kaluar, Drake e cilësoi Rossin “si reperin më të mirë ndonjëherë” në një storie në Instagram. E Ross iu përgjigj kështu:

 “Kur Drake jep këso komente, i çmoj, por ka edhe artistë të tjerë të mrekullueshëm, por e di dhe e kuptoj se çfarë ka dashur të thotë ai. Unë nuk e marr atë në kuptimin e mirëfilltë. Kur unë dhe Drake jemi në studio, sa argëtohemi, sjellim këngë të reja dhe ato jetojnë gjatë”.

Gjatë viteve reperët i bashkuan forcat për një sërë këngësh, përfshirë “Money In The Grave”, “Aston Martin Music”, dhe së fundi “Lemon Pepper Freestyle”.

Gjatë këtij muaji, Drake publikoi albumin “Certified Lover Boy”. Ndërsa Ross është duke punuar rreth albumit të ardhshëm, “Richer Than I Ever Been”, dhe theksoi se ato që qarkulluan në media për bashkëpunim mes tyre janë thashetheme, ndonëse foli hapur për të.

“Tani për tani, këto janë thashetheme, por realiste. A e dini se çfarë dua të them? Ato që u thanë rreth një albumi, janë padyshim thashetheme … janë spekulime. Por a është e mundshme? Sigurisht që është”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version