Grupi “Fugees” është në bisedime për t’u ribashkuar pas 15 vjetësh. Sipas një burimi, krijuesit e hitit “Ready or not”, Lauryn Hill, Wyclef Jean dhe Pras Michel, po diskutojnë mundësinë e shënimit të 25-vjetorit të lansimit të albumit të tyre të dytë dhe të fundit, “The Score”.
Krahas një filmi dhe një turneu, që do të shënonte rikthimin e tyre të parë që nga viti 2006, thuhet se ata po punojnë edhe për projekte të reja.
“Ky ribashkim të cilin askush nuk e priste mund të ndodhë, por me gjasë Fugees do të ribashkohen përfundimisht”, deklaroi ky burim për The Sun.
Grupi i njohur që njihet për hite të shumta, ndër to edhe “Killing me softly”, u shpërbë në vitin 1997./UBTNews