Operacionet e evakuimit dhe shpëtimit kanë vijuar në Shkodër deri në orët e vona të natës në lagjet Kuq dhe Berdicë. Ndërkohë është ndërprerë qarkullimi në aksin Shkodër-Tiranë tek Harku i Berdicës, për shkak të prezencës së ujit rreth 50 centimetër dhe për shkak të dëmtimit të urës së vjetër të Bahcallekut.
Lumi Drin ka arritur në kuotën 7,40 metra, ndërsa liqeni i Bunës në 7,50 të dyja pranë kuotës kritike të tyre.
Njolla e përmbytjes është përhapur në fushën e Obotit dhe në fushën e Dajcit duke e rritur sipërfaqen e përmbytur rreth 70 ha në raport me ditën e djeshme.
Sa i takon furnizimit me energji elektrike, ka disa zona rurale ku mungon furnizimi me energji si në Kelmend, Bushat, Rrenc ku po punohet për kthimin e energjisë.
Në 27 shkolla nuk mund të zhvillohet procesi mësimor pasi ka probleme me rrugët.
Sa i takon akseve nacionale, vetëm segmenti Dedaj- Boge në km 5 dhe 13, si rezultat i daljes së dy përrenjve nga shtrati mbi trupin e rrugës, kalimi bëhet me rrugët alternative.
Segmenti Shkodër-Lezhë tek harku i Berdicës, vazhdon të jetë i bllokuar nga uji. Kalimi bëhet nga Guri i Zi.
Në Bashkinë Malësi e Madhe, rreth 50 ha tokë janë me prezencë uji por nuk ka familje të evakuuara.
Në Vau-Dejës gjendja vazhdon te ngelet e njëjtë si ditën e djeshme. Ka energji elektrike në pothuajse të gjitha njësitë me përjashtim të ndonjë ndërprerje të shkurtër në disa fshatra.
Në fshatrat Mali i Jushit, Hoten, Rranza, Bushat janë 10 familje që kanë prezence uji në banesa në lartë si 30 cm si dhe 1711 ha tokë bujqësore nën ujë.
Lumi Gjadër vazhdon të mbetet problematike ku vazhdon të mbetet evident rreziku i shembjes së urës Gjinaj që lidh aksin kryesor rrugor të fshatit Mnelë më fshatin Vig.
Bashkia Puke ka filluar ndërhyrjen për kthimin në normalitet me burimet njerëzore dhe teknike fadromë, për pastrim dherash e inertesh.
Në Bashkinë Fushë-Arrëz, vazhdojnë reshjet e shiu dhe deri tani nuk ka probleme të tjera të raportuara, përveç dëmtimit të rrugëve, dhe shkëputjes së energjisë elektrike./RTSH/