UBT News

Reperi suedez qëllohet për vdekje

Një nga artistët më të mëdhenj të Suedisë u qëllua për vdekje të enjten mbrëma në qytetin Hammarby në jug të Stokholmit.

Mediat e huaja raportojnë se 19-vjeçari Nils Gronberg, që u bë i njohur me emrin skenik Einar, u vra mbrëmë.

Einar ishte artisti i tretë më i dëgjuar në Spotify në Suedi vitin e kaluar. Ai shtoi numrin e viktimave nga të shtënat me armë që kanë përfshirë periferitë suedeze, ku konfliktet midis bandave rivale janë intensifikuar./UBTNews

Exit mobile version