UBT News

Reperi Kanye West u kërkon falje hebrenjve pas komenteve të tjera antisemitike

Kanye West, i cili ka bërë komente të përsëritura antisemitike, i ka kërkuar falje komunitetit hebre për çdo “vuajtje të paqëllimshme të shkaktuar” nga “fjalët apo veprat e tij”.

Artisti, i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, ndau këtë mesazh, të shkruar në hebraisht, në një postim në Instagram të martën – vetëm disa ditë para publikimit të këngës së re.

“Nuk ka qenë qëllimi im të lëndoja apo të mos respektoja dhe më vjen shumë keq për çdo dhimbje që mund të kem shkaktuar”, thuhej mes tjerash në mesazhin e tij.

Ye tha se është i përkushtuar për të mësuar dhe për të siguruar “ndjeshmëri dhe mirëkuptim më të madh” në të ardhmen, duke shtuar se ai është “i përkushtuar për të bërë ndryshime dhe për të punuar drejt promovimit të unitetit”./UBTNews/

Exit mobile version