Reperi Kanye West po tenton t’i japë fund ‘armiqësisë’ me kolegun e tij, Drake. Në një video të publikuar në Twitter nga producenti J Prince, ai e fton reperin të performojë me të muajin e ardhshëm.
“E realizova këtë video për të adresuar përplasjet e vazhdueshme mes meje dhe reperit Drake. Të dy e kemi gjuajtur me fjalë njëri-tjetrin dhe është koha t’i dhëmë fund. Po kërkoj nga Drake të më bashkohet si mysafir special”, deklaroi ai mes tjerash në video.
I met with @kanyewest night in Htown at the Rothko Chapel. It wasn’t in my plans to meet him there but I must say I’m glad I didn’t allow a worship place for God to detour our meeting. pic.twitter.com/GM9FIN80Uj
— J Prince (@jprincerespect) November 8, 2021
Sherri mes dy reperëve ka zgjatur shumë vite. Në fillim të këtij viti, armiqësia e tyre u intensifikua me publikimin e albumit “Donda” të reperit West, dhe albumit “Certified Lover Boy”, të reperit Drake, i cili shpejt u bë albumi më i dëgjuar i Spotify në një ditë të vetme me 132 milionë dëgjime në 24 orët e para./UBTNews