Reperi i njohur, Sean “Diddy” Combs u akuzua për dhunim dhe abuzim seksual nga një këngëtare femër.
Në një padi gjyqësore që u pa nga BBC, ish e dashura Casandra Ventura thotë se ajo për një dekadë u përball me abuzim dhe dhunë.
Combs, emri skenik i të cilit është Puff Dady – i mohoi akuzat dhe e akuzoi atë se po e zhvat. Avokati i tij tha se pretendimet janë “fyese dhe skandaloze”.
Ventura – një këngëtare e zhanrit R&B dhe valltare, e cila performon me emrin skenik Cassie – tha se producenti e dhunoi dhe e rrahu atë mbi dhjetë vjet, nga mosha 19-37 vjeç.
“Pas vitesh heshtje dhe errësirë, përfundimisht jam gati të tregoj rrëfimin tim”, tha ajo në një deklaratë.
Padia përfshin përshkrime të shumta grafike të abuzimit të dhunshëm që ajo thotë se ndodhi pasi ajo u takua me reperin në vitin 2005. Sipas ankesës, Combs e bëri pjesë të kompanisë së tij diskografike, Bad Boy, dhe “e detyroi atë të përdorte drogë dhe alkool, duke e shtyer atë drejt varësisë”.