UBT News

Reperi Common flet për ndarjen nga Tiffany Haddish

WEST HOLLYWOOD, CA - MARCH 02: Common and Tiffany Haddish attend Toast To The Arts Presented by Remy Martin on March 2, 2018 in West Hollywood, California. (Photo by Jerritt Clark/Getty Images for Remy Martin)

Reperi amerikan, Common ka folur për herë të parë rreth ndarjes me ish-partneren Tiffany Haddish, duke e quajtur ndarjen si “vendim të përbashkët”.

49-vjeçari gjatë një interviste tha se Haddish është “një nga njerëzit më të mirë që ai ka takuar”. Sipas tij, ajo është gruaja më zemërgjerë, më autentike dhe më e kujdesshme që ai e ka takuar ndonjëherë.

“Kjo është arsyeja që më bëri të dashurohem me të, të jem me të dhe të rritem me të”, deklaroi ai.

Common tha se lidhja e tyre e dashurisë, e cila zgjati më shumë se një vit, ishte e veçantë, duke shtuar se “ndoshta ishte marrëdhënia më e pjekur në të cilën kam qenë … që do të thotë komunikimi, respekti, të gjitha”./UBTNews

Exit mobile version