UBT News

Reperi anglez i dedikon këngë ish të dashurës shqiptare, familja nuk i la të bëheshin bashkë

Reperi anglez, Dave së fundmi ka ardhur me albumin e tij të dytë, i cili është rrëfyes e reflektues ngjashëm si albumi i tij debutues i vitit 2019.

Ai ka sjell në treg albumin e tij të dytë në karrierë, që mban titullin “We’re All Alone In This Together”, shkruan The Focus.

Ashtu si në albumin e tij debutues, “We’re All Alone In This Together” trajton disa nga problemet dhe betejat që Dave ka hasur në jetën reale, gjithashtu hyn në jetën romantike të tij.

Në njërën nga këngët e tij ai tregon i dashuruar për pabesinë, ndërsa ndjekësit e tij janë të bindur që disa nga vargjet po i dedikohen ish-të dashurës së tij shqiptare me emrin Besmira.

Në këngën me titull “Survivor’s Guilt”, kënga e fundit në album, reperi Dave flet hapur në lidhje me ish -të dashurën e tij, të cilën e përmend gjithashtu edhe në këngën e gjashtë të albumit, “How I Met My Ex”.

Në këtë këngë, Dave zbulon se ish e dashura e tij ishte e bardhë dhe nga Shqipëria. Ai citon në një moment: “Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri/nuk jemi bashkë, sepse familja e saj do të na kthente mbrapsht”.

Në vitin 2020, fansat e reperit Dave u bindën se ish-e dashura e tij ishte një vajzë me emrin “Besmira”. Kjo erdhi pasi Dave publikoi në rrjetin social “InstaStory”, disa fotografi duke i uruar asaj ditëlindjen, shoqëruar me zemra.

Dave kurrë nuk e konfirmoi nëse ai ishte në lidhje me Besmirën, megjithëse kënga me titull “Survivor’s Guilt” duket se konfirmon ato që fliten në internet.

Albumi i ri i reperit me dymbëdhjetë këngë ka brenda tij bashkëpunime me emra të njohur si: James Blake dhe WizKid, Stormzy, Ghetts, Giggs dhe Fredo – dhe yje në rritje si Meekz Manny.

Exit mobile version