Gjatë qëndrimit të tij në Beja, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, pati nderin të vizitojë një nga kompanitë më të njohura në prodhimin e vajit të ullirit dhe verërave në Portugali – Figueirinha.
Në këtë takim, ai u prit nga CEO Filipe Cameirinha, i cili shprehu gatishmërinë për të krijuar sinergji bashkëpunimi ndërmjet UBT-së dhe sektorit të agrobiznesit dhe teknologjisë ushqimore.
Ky bashkëpunim ka për fokus të veçantë t’i jepet laboratori për institutin e hulumtimeve mbi verën të themeluar në UBT, si dhe mundësitë që studentët të zhvillojnë vizita pune dhe praktike, sidomos gjatë periudhës së vjeljeve.
Kjo vizitë nënvizon angazhimin e UBT-së për të forcuar lidhjet me sektorin privat, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, duke hapur kështu horizonte të reja për edukim dhe inovacion në fushën e agrobiznesit!