Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në panairin më të madh botëror të teknologjisë mjekësore – MEDICA – si dhe është ftuar të flasë në MEDICA Medicine + Sports Conference 2025, që po zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë.
Ky event mbledh mijëra prodhues, shkencëtarë dhe ekspertë nga mbarë bota për të prezantuar risitë më të fundit në teknologjinë mjekësore dhe mjekësinë sportive.
Në këtë konferencë, Rektori Hajrizi së bashku me Prof. Norbert Bachl do të flasin për temën: “Precise preventation in a university campus ecosystem”.
Gjatë vizitës dyditore, Rektori Hajrizi po zhvillon takime me kompani prodhuese dhe partnerë ndërkombëtarë, ndërsa po prezanton zhvillimet e fundit të UBT-së në fushat e mjekësisë sportive, teknologjisë së avancuar dhe integrimit të inteligjencës artificiale në shëndetësi.
Panairi dhe konferenca përfshin tema bashkëkohore si jetëgjatësia, parandalimi përmes aktivitetit fizik, biohacking, inovacionet digjitale dhe terapitë moderne në sport, duke e kthyer MEDICA-n në një platformën globale.
