Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali, ku do të zhvillojë takime të rëndësishme me drejtues të institucioneve dhe kompanive, për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme shkencore e teknologjike.
Rektori Hajrizi do të marr pjesë edhe në një sërë aktivitetesh akademike dhe kërkimore në kuadër të International Week në Polytechnic Institute of Beja (IPBeja), program i cili përfshin punëtori, ligjërata shkencore dhe trajnime.
UBT vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi ndërkombëtar dhe për të fuqizuar rrjetin global të universiteteve partnere, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe inovacionit.