UBT News

Rektori Hajrizi, nderohet me mirënjohje në Samitin Ndërkombëtar të të Rinjve për Paqe në Ballkan 2025

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u nderua në Balkan International Youth Summit for Peace 2025, ngjarje që mblodhi mbi 120 të rinj nga më shumë se 40 shtete të botës, së bashku me personalitete akademike, politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Samiti, i organizuar nga Youth and Students for Peace Balkan (YSP Balkan) në bashkëpunim me komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, zhvilloi tre ditë dialogu, inovacioni dhe aktivitete kulturore.

Në mirënjohje, thuhet: “Në njohje të kontributit tuaj të shquar për fuqizimin e të rinjve si qytetarë aktivë dhe për mbështetjen e iniciativave që përputhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Përmes përkushtimit tuaj ndaj dialogut, edukimit dhe bashkëpunimit, ju keni avancuar vlerat e paqes, drejtësisë dhe përfshirjes, duke frymëzuar të rinjtë të marrin përgjegjësi në formësimin e komuniteteve të tyre dhe të ardhmes sonë të përbashkët”.

Prof. Dr. Hajrizi u vlerësua për mbështetjen e vazhdueshme që UBT dhe UBT International Smart Schools i kanë dhënë nismave për paqe, përfshirjes së të rinjve dhe ndërtimit të urave ndërkombëtare të bashkëpunimit.

Exit mobile version