UBT News

Rektori Hajrizi i ftuar të flasë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së në Budva

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë nga Regional Challenge Fund po merr pjesë në Konferencën Rajonale Vjetore të RCF-së 2025, e cila këtë vit po zhvillohet në Budva dhe ka mbledhur personalitete të njohura nga fusha e arsimit, biznesit dhe politikëbërjes në Ballkanin Perëndimor.

Ky aktivitet rajonal trajton çështje kyçe që lidhen me zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë, qëndrueshmërinë dhe ndërtimin e kapaciteteve konkurruese në epokën e inteligjencës artificiale dhe automatizimit.

Në këtë ngjarje përveç Rektorit Hajrizi, po merr pjesë edhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi.

Në panelin me temë “AI, Automation & Skills: Is the Western Balkans Ready?”, Rektori Hajrizi prezantoi vizionin e tij dhe të UBT-së mbi mënyrat se si rajoni mund të përfitojë nga integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin arsimor dhe në sektorin e biznesit.

Ai theksoi se përgatitja e kuadrove profesionale për epokën digjitale kërkon një bashkëpunim më të ngushtë mes universiteteve, institucioneve publike dhe sektorit privat, duke krijuar ura që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim cilësor për të rinjtë.

Sipas tij, inteligjenca artificiale duhet të shihet si një mjet që fuqizon njeriun dhe shoqërinë, duke mundësuar vendimmarrje më të mençur, procese më efikase dhe rritje të përgjegjshme ekonomike.

Konferenca RCF 2025 sjell së bashku akademikë, liderë të biznesit dhe vendimmarrës politik, duke krijuar një platformë gjithëpërfshirëse për shkëmbim idesh, zhvillim strategjish dhe ndërtim partneritetesh.

Exit mobile version